SHBA eksportuesi më i madh i armëve në botë
Washington, 22 shkurt - Shtetet e Bashkuara te Amerikes rezultojnë të jenë eksportuesi më i madh i armëve në botë, duke lënë pas Rusinë, ndërkohë që blerësit kryesorë janë vendet aziatike dhe ato të Lindjes së Mesme.
Të dhënat bëhen me dije nga Instituti i Kërkimeve për Paqen me bazë në Stokholm, SIPRI.
Rezultati i kërkimeve të ekspertëve të SIPRIT-t, që për arsye objektive i grupojnë transfertat botërore të armëve në periudha 5-vjeçare, tregojnë se gjatë këtyre 5 viteve të fundit në mbarë botën janë eksportuar 14 për qind më shumë armë se në 5 vitet përpara tyre.
Sipas SIPRI-t, sa më shumë kriza të ketë, aq më shumë armë do të jenë në qarkullim.
Në zonën mes Gjirit Persik dhe Bosforit, importet e armatimeve të rënda rezultojnë të jenë rritur me 61 për qind. India është e para në listën e importuesve, Arabia Saudite e dyta, ndërsa Turqia vjen e gjashta.