SHBA eksporton ndërsa India importon më së shumti armatim
Stokholm, 19 mars - India është importuesi më i madh në botë i armatimit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë eksportuesit më të mëdhenjë, pasi e përbëjnë gjysmën e eksportit global të armatimit.
Një studim i ri nga Instituti për Kërkime Ndërkombëtare për Paqë në Stokholm të Suedisë, thotë se ndërmjet viteve 2007 dhe 2011, India ka importuar afro 10% të të gjithë armatimit, ndërsa pjesa më e madhe ishte blerë nga Rusia, Britania dhe Izraeli.
Sipas këtij instituti, Shtetet e Bashkuara kanë eksportuar 30% të armatimit në përmasa globale, duke shitur armë në më tepër se 80 vende.
Rusia e mbanë vendin e dytë me 24%, e treta është Gjermania, ndërsa e katërta Franca