24 Dhjetor 2024

SHBA dhe Japonia fillojnë negociatat për tregtinë e lirë

Washington, 28 shtator - Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë rënë dakord të fillojnë negociatat mbi një marrëveshje dypalëshe për tregtinë e lirë, duke minimizuar shanset që Uashingtoni të vendosë tarifa ndaj Tokios.

Presidenti amerikan Donald Trump e bëri njoftimin të mërkurën gjatë një takimi me kryeministrin japonez Shinzo Abe që u mbajt në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

"Kjo ishte diçka që për arsye të ndryshme prej vitesh Japonia nuk donte të bënte dhe tani është e gatshme ta bëjë. Jemi shumë të lumtur për këtë dhe jam i sigurt se do të arrijmë në një përfundim të kënaqshëm", - tha ai.

Pas takimit Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se të dy vendet do të hyjnë në bisedime pas përfundimit të procedurave të domosdoshme për një marrëveshje dypalëshe tregtare dhe në fusha të tjera kyçe, përfshirë dhe shërbimet.

Zoti Trump ka shprehur pakënaqësinë lidhur me sufiçitin tregtar të Japonisë prej 69 miliardë dollarësh në raport me Shtetet e Bashkuara dhe ka bërë presion ndaj kryeministrit Abe për arritjen e një marrëveshjeje që i jep zgjidhje çështjes.

Tokioja kishte hezituar të firmoste një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë duke shpresuar që Uashingtoni të merrte parasysh kthimin në partneritetin e Trans-Paqësorit, një marrëveshje më e gjerë tregtare rajonale e mbështetur nga administrata Obama, prej së cilës zoti Trump u tërhoq në janar të 2017-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)