SHBA dhe BE sot rifillojnë bisedimet për tregtinë
New York, 20 prill - Negociatorët amerikanë dhe ata evropianë rifillojnë të hënën bisedimet në New York lidhur me një marrëveshje të debatueshme transatlantike.
Propozimi ka mbështetjen e Presidentit amerikan Barack Obama dhe të kancelares gjermane Angela Merkel, udhëheqësja e ekonomisë më të madhe të Europës. Por mijëra protestues dolën gjatë fundjavës nëpër rrugët e Gjermanisë, për të kundërshtuar marrëveshjen.
Zyrtarët thonë se marrëveshja SHBA-Europë do ti shtonte 100 miliardë dollarë në vit ekonomive të të dy palëve.
Por kundërshtarët e marrëveshjes thonë se prej saj do të përfitojnë korporatat e fuqishme dhe jo konsumatorët, sepse ajo do të ulte standartet e sigurisë së ushqimeve.