22 Dhjetor 2024

SHBA: Blerja e shtëpive bie në një nivel rekord në muajin maj

Washington, 2 korrik -Raporte të qeverisë amerikane tregojnë se rënia e mëtejshme në sektorin e shtëpive dhe rritja e papunësisë kanë patur efekt negativ sot në tregjet financiare.

Numri i kontratave të nënshkruara për blerjen e shtëpive ra në një nivel rekord në maj. Probleme të mëdha në sektorin e shtëpive luajtën një rol madhor në rënien ekonomke dhe shifrat e fundit mund të tregojnë se ky sektor është ende në vështirësi.

Një raport tjetër i departamentit të punës tregon se numri i njerëzve që nënshkruan për asistencë të papunësisë u rrit me 13 mijë javën e kaluar duke arritur në 472 mijë.

Ekonomistët parashikojnë se një raport i qeverisë që del nesër mbi papunësinë do ta rrisi nivelin e tanishëm në 9 presje 8 përqind ndërkohë që numri i vendeve të punës të krijuara do të ule me më shumë se 100 mijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)