25 Dhjetor 2024

SHBA: Bie çmimi i mallrave me shumicë

New York, 19 janar - Shtetet e Bashkuara thonë se çmimi i mallrave me shumicë ra muajin e kaluar, shenjë kjo që tregon se inflacioni mbetet i ulët.

Departamenti i Punës tha sot se çmimet me shumicë – çmimi që fabrikat paguajnë për mallra dhe materiale para se ato të arrijnë tek konsumatorët – ra me 0,1 për qind në dhjetor. Ekonomistët kishin pritur një rritje prej 0,1 për qind.

Duke përjashtuar kategoritë e ushqimit dhe të energjisë, ky indeks kryesor që vëzhgohet nga afër u rrit me zero presje tre përqind, rritja më e madhe që nga korriku. Departamenti i Punës tha se rreth 30 përqind e kësaj rritje ishte si pasojë e rritjes së çmimeve për kamionët e lehtë.

Kostoja më e ulët për çmimet e mallrave me shumicë do të thotë se prodhuesit dhe shitësit me pakicë përballen me më pak presion për të rritur çmimet e konsumatorëve.

Banka qëndore e vendit, Rezerva Federale kishte parashikuar që inflacioni i çmimeve të konsumatorit do të bjerë këtë vit. Inflacioni më i ulët i jep Rezervës Federale më shumë fleksibilitet për të ndërmarrë hapa për të nxitur ekonominë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)