22 Dhjetor 2024

SHBA, Bernanke s'përjashton nxjerrjen e parave shtesë në treg

Washington, 6 dhjetor - Shefi i Bankës Qendrore amerikane Ben Bernanke nuk përjashton mundësinë që në tregun amerikan financiar të futen para shtesë me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës.

Për shkak të rimëkëmbjes së ngadalshme të ekonomisë dhe nivelit të lartë të papunësisë, mundësia e nxjerrjes në treg të parave të reja nuk përjashtohet, tha ai.

Vendimtare është se cilat janë efektet e deritanishe të programit ekonomik dhe si janë zhvilluar ekonomia dhe inflacioni.

Banka Qendrore në nëntor ka blerë letra me vlerë të shtetit, që kapin shumën prej 600 miliardë dollarësh.

Bernanke i ka quajtur si të tepruara të gjitha pohimet se kjo do të mund të ngrinte nivelin e infacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)