10 Janar 2025

ShBA-BE, mbaron raundi i 7-të i bisedimeve tregtare

Washington, 5 shtator - Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përfunduan të premten në Washington raundin e shtatë të bisedimeve të tregtisë së lirë, duke kaluar nga diskutimet e përgjithshme në kuadrin e marrëveshjes në diskutimet konkrete mbi bazën e propozimeve.

\"Negociatorët kryesorë në shumicën e grupeve u takuan dhe morën përsipër detyrën e rëndësishme, por të rëndë, për të analizuar numrin në rritje të propozimeve që janë paraqitur,\" u shpreh kryenegociatori i ShBA-së Dan Mullaney në një konferencë shtypi pas përfundimit të negociatave pesëditore për Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve (TTIP).

Mullaney shtoi se ekipet kanë përparuar nga diskutimet e përgjithshme në rishikimin e propozimeve që ka paraqitur secila palë.

Kryenegociatori i BE-së Ignacio Garcia Bercero u shpreh po ashtu se për një numër fushash janë hartuar tekste ku paraqiten propozimet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)