Shangai pritet të jetë qendra globale e tregëtisë me juanë
Shangai, 1 shkurt - Agjensia e planifikimit ekonomik të Kinës synon që ta shndërrojë Shangain në qendrën globale për tregtinë me juanë, gjatë tre viteve të ardhshme.
Kjo është pjesë e një plani më të gjerë për ta shndërruar atë në një qendër financiare ndërkombëtare deri në vitin 2020.
Komisioni për zhvillimin kombëtar dhe reformën ka përcaktuar një sërë masash për juanin kinez.
Ato përfshijnë bërjen e kursit të publikuar nga banka si një model për tregjet e vendit, por edhe ato ndërkombëtare.
Kina gjithashtu do të inkurajojë kompanitë jashtë kufijve që të shesin aksione në juanë në bursat e vendeve ku operojnë.