Shala e Kastrati mbështesin investitorët nga Austria
Prishtinë, 10 nëntor - Sot në hapësirat e MMPH-së, ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala se bashku me zv.Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Avni Kastrati ka zhvilluar sot takim me delegacionin e investitorëve nga Austria të kryesuar nga Rudolf Hofbauer, Menaxher i përgjithshëm në ETVie Energy Transfer Vienna GmbH.
Në takim u bisedua për mundësit e investimit në industrinë minerarë dhe metalurgjike, legjislacionin që mbulon sektorin minerar, pëlqimet dhe lejet mjedisore, në veçanti për mundësit e investimit në industrinë përpunuese të mjedisit.
Delegacioni shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këto fusha. U.d Ministri Shala dhe zv. Ministri Kastrati i informuan bashkëbiseduesit për mundësit konkrete të investimit dhe shprehen gatishmërinë për të ofruar të gjitha mundësit ligjore për realizimin e projekteve të tyre.