23 Dhjetor 2024

Shala dhe O’Connell flasin për përkrahjen ekonomike të Kosovës

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vlerësuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës, gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin e këtij shteti Ruairi O’Connell.

Ministri Shala tha se Mbretëria e Bashkuar ka rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt reformave ekonomike, duke shtuar se mbështetja e këtij shteti është shumë e nevojshme.

Ministri e njoftoi ambasadorin për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dikasteret që mbulon dhe punën që është duke u bërë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor.

Po ashtu, ministri Shala shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Britanisë, në veçanti në fushën e investimeve.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, tregoi gatishmëri të shtetit që përfaqëson për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në reformat e vazhdueshme ne fushën ekonomike, dhe po ashtu për të ofruar ekspertizë për të luftuar korrupsionin dhe fenomene negative të tjera në fusha të ndryshme. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)