Shahini në Organizatën Botërore të Tregtisë
Prishtinë 14 shtator - Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, (AKB), Agim Shahini do të marrë pjesë me një delegacion nga Kosova në forumin e Organizatës Botërore të Tregtisë, (OBT) që do të mbahet në Gjenevë nga 15 deri 18 shtator.
Shahini zotohet se gjatë pjesëmarrëjes në këtë panair do të promovoi Kosovën për ti tërhequr investitorët e huaj. Sipas tij pjesëmarrja në këtë forum është një mundësi e mirë për Kosovën dhe promovimin edhe të bizneseve dhe njohjen e sa më shumë kompanive të huaja. Në këtë forum të OBT së përfaqësuesit e bizneseve, organizatat joqeveritare, sindikatat do të kenë mundësi të diskutojmë për çështje të ndryshme për të dhënë kontribut në punën e forumit në OBT-së
Sipas Shahinit roli i OBT-së është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe ai shprehet i bindur se pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum do të sjell rezultate konkrete. Jam i bindur se pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum do të jetë shumë e rëndësishëm sepse anëtarësimi i Kosovës në OBT është njëra nga temat që do të diskutojmë. Anëtarësimi i Kosovës në OBT është votimi 50 për qind plus një. Agjenda do të jetë e ngjeshur por do të jetë në interes për bizneset. Do ti prezantojmë brendet e Kosovës dhe do ti prezantojmë produktet e Kosovës, tha Shahini.
Ndërsa drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve Mustaf Hasani tha se janë një varg aktivitetesh që do ti zhvillojnë në Gjenevë për promovimin e Kosovës. Janë një potpuri aktivitetesh, qëllimet janë të fokusuara që të promovojnë klimën e Kosovës për të investuar në Kosovë. Do të shikojmë arritjen e partneritetit në mes kompanive të mëdha që të investojnë në Kosovë. Për të shkëmbyer provojnë dhe për të ofruar mundësit që bizneset zvicerane të njihen me bizneset e Kosovës, tha Hasani.