Serish rriten çmimet e naftës për me shumë së 5 për qind
New York, 1 mars - Çmimi i një fuçie nafte amerikane, WTI, u rrit të martën me më shumë se 5%, dhe ai i Brent, pika evropiane e referimit për arin e zi, me pothuajse 6%, i galvanizuar nga lufta në Ukrainë dhe nga kërcënimi i një raundi të ri sanksionesh nga Perëndimi kundër Moskës.
Rreth orës 12:55, fuçia e West Texas Intermediate (WTI) u rrit 5,42% në 100,91 dollarë duke arritur kështu një nivel të ri në shtatë vitet e fundit.
Fuçia Brent u rrit me 5,76%, në 103,61 dollarë.