23 Dhjetor 2024

Serbia vendosë monedha të reja

Beograd, 21 maj - Banka Popullore e Serbisë sot lëshon në qarkullim monedha të metalit prej një, dy, pesë dhe njëzet dinarë me shenja të ndryshuara, lajmëruan mediat serbe.

Në paratë metalike do të ndryshojë stema e shtetit, në pajtim me dispozitën e re ligjore, e cila ka të bëjë me stemënm flamurin dhe himnin.

Në paratë metalike prej 20 denarëve, krahas stemës së ndryshuar, do të gjendet edhe fytyra e shkrimtarit të famshëm Ivo Andriq, i cili para 50 vitesh fitoi Çmimin Nobël për letërsi.

Në kumtesën e Bankës Popullore të Serbisë nuk është saktësuar se deri kur do të vlejnë paratë e vjetrë metalike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)