25 Dhjetor 2024

Serbia tentoi të bllokonte ‘Javët e Biznesit Kombëtar’,

Preshevë, 5 Mars - Prezantimi i \"Javëve të Biznesit Kombëtar\" në Preshevë, është tentuar të bojkotohet në mënyrë të turpshme nga strukturat e beogradit, të cila e kanë ndalu në kufirin me Kosovën një delegacion të bizneseve të udhëhequr nga kryetari I AKB, Agim Shahini.

Pas kthimit nga policia serbe, nga zona neutral, Shahini  është ankuar në të gjitha instancat vendëse e ndërkombëtare. “ Ne u kthyem nga pika kufitare, por policia nuk dha ndonjë arsye, duke kërkuar që ne të kthehemi pas edhe pse e gjitha ishte e paralajmëruar.  Apelojmë tek institucionet shtetërore dhe tek BE-ja e cila është garantuese  dhe kërkojmë nga BE-ja që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara”, tha Shahini. Sipas tij Serbia duhet të respektojë institucionet e Kosovës dhe të bashkëpunojë.

Agim Shahini nga zona neutrale Kosovë- Luginë e Preshevës, tha se nuk është kjo hera e parë që marrëveshjet janë thyer edhe pas arritjes së tyre.  Qarkullimi i qytetarëve të Kosovës drejt Luginës dhe Seerbisë  është shumë i vështirësuar. “Edhe një javë pas marrjes së statusti kandidat të BE-së vazhdon të bllokojë Kosovën. Policia na ktheu pa na dhënë ndonjë përgjigje vetëm e vetëm se jemi një delegacion. Po ashtu edhe pengesat për eksport nga Kosova gjitmonë kanë ardhur nga Serbia, po ashtu edhe pengesat në lirinë e lëvizjes. Kjo është edhe një dëshmi që ka ende për të biseduar dhe kjo trgeon se kosovarët gjithmonë kanë lëshuar pe. Serbët janë ata  që shkaktojnë problemet”, tha kreu I AKB-së. Sipas tij institucionet e Kosovës duhet që ti rishikojnë menjëherë jo vetëm këtë rast, por edhe të tjerat dhe të marrin vendim konfrom rregullave e marrëvehsjeve që kanë dhe masat e reciprocitetit gjithmonë duhet të respektohen dhe ne në Lugnë jemi si ambasdorë të institucioneve të Kosovës për të promovuar.  Ne u kthyem sepse ishim të padëshiruar nga ky shtet.

Derisa Agim Shahini me delegacionin e tij ishte rikthyer nga policia serbe, në anën tjetër projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”, është prezantuar në Komunën e Preshevës.

Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës,  e vlerësoi propjektin “Javët e Biznesit Kombëtar”, si një ngjarje shumë të rëndësishme e cila ka përfshirë edhe këtë regjion, konkretisht Preshevën. Edhe përkundër problemeve që u zhvilluan në kufi  projekti  do të japë efekte pozitive dhe për këtë ka gjetur edhe përkrahje. “Ky aktivitet po realizohet edhe në Preshevë dhe e kemi përqafuar edhe pse ky regjion është lënë anash jashtë kufijve kombëtar dhe idetë e tilla do të gjejnë përkrahje dhe realizim”, tha Ragmi Mustafa.

Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, tha se është privilegj i veçantë, por në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi për të qenë pjesë e këtij përvjetori jubilar, sepse duhet në mënyrën më të mirë të lëmë gjurmët tonë në histori dhe të bëjmë atë që gjeneratat para nesh nuk arritën ta bënin, të vëmë gurë themelet e pavarësisë ekonomike. “Kudo që kemi shkuar politikanët kanë kërkuar që të rrisim qarkullimet tregtare ndër shqiptare, ndërsa ne kërkojmë nga ata kushte më të favorshme për 100 investime të reja”, tha Menderes Kuçi. Sipas tij vetëm atëherë është përmbushur njëra pjesë e obligimit si gjeneratë për të ardhmen. “Javët e Biznesit Kombëtar”, do të karakterizohen me një mori aktivitetesh ekonomike dhe kulturore me shtrirje në pesë shtete. Kjo ka për qëllim vetëdijesimin më të madh tek qytetarët se prodhimet shqiptare  janë cilësore dhe se konsumimi i tyre është në të mirën e të gjithëve dhe rritjen e bashkëpunimit.

 Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit, tha se secili kryetar që ndihmon një projekt të tillë kombëtar do të ndihej i kënaqur e privilegjuar. “Projekti kapital javët e Biznesit Kombëtar, do të ndikoi pozitivisht në hapjen e perspektivave të reja ndër trevat dhe kombin shqiptar”, tha Izet Mexhiti.  Kryetar i Komunës së Çairit, shtoi se duke respektuar prodhimet shqiptare, respektojmë e zhvillojmë vetveten. Ai premtoi për mbështetje të fuqishme për projekte të tilla kombëtare, ku jo vetëm që respektohet e kaluara, por përkrahet edhe e ardhmja.    

Enver Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agro Biznesit Shqiptar, tha  “Javët e Biznesit Kombëtar” është një aktivitet voluminoz në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe me rëndësi madhore për të ardhmen. Qëllimi i projektit është promovimi, nxitja dhe bashkëpunimi ndër shqiptar sidomos në fushën ekonomike.

Shahini pasi ka mbërritur në preshevë falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, është pritur nga bashkëorganizatorët e projektit ‘Javët e Biynesit Kombetar’, dhe sëbashku kanë dalë në një konferencë për media ku z.shahini ka treguar kronologjikisht ngjarjen e ndodhur dhe atë që sipas tij konsiderohet dështim i serbisë për ta penguar këtë projekt pasi, ‘Javët e Biznesit Kombëtar, u prezantuan ashtu sic u ka hije’-tha Shahini. Ndërkohë të gjithë bashkëorganizatorët janë përgjigjur pyetjeve të mediave të shumta që kanë ndjekur këtë eveniment.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)