25 Dhjetor 2024

Serbia nuk respekton marrëveshjen për lëvizje të lirë

Prishtinë, 5 mars - Serbia nuk respekton marrëveshjen për lëvizje të lirë
Drejtuesve të Aleancës Kosovare të Biznesit i është ndaluar hyrja në territorin e Serbisë.

Delegacioni i prirë nga Kryetari Agim Shahini, kishin paralajmëruar të bënin sot në Preshevë promovimin „Javët e biznesit kombëtar“, por policia kufitare serbe i ka kthyer mbrapa.
 
Edhe pas një orë bisedimesh me policinë kufitare, ku ishin prezent edhe përfaqësues nga Presheva, gjithçka rezultoi e pasuksesshme.

“Ky është një akt i paprecedent, skandal për Serbinë e cila nuk po respekton marrëveshjet e nënshkruar me Prishtinën”, ka thënë Shahini.

Ky kthim mbrapa, sipas tij, do t’i kushtoj shtrenjtë Serbisë ku do të njoftohen mekanizmat ndërkombëtare, si në OKB në Gjenevë, ashtu edhe ato në Bruksel. Shahini ka thënë se Serbia para botës shtiret si vend demokratik dhe që respekton marrëveshjet, kurse në fakt gjithçka vepron në të kundërtën.

Ky është rasti i dytë që kthehen delegacionet e Kosovës në kufi nga policia serbe. Kohë me parë Ministrit e Diasporës, Ibrahim Makolli, ishte kthyer përkundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)