23 Dhjetor 2024

Serbia nuk do shqiptarë të punësuar në dy pikat doganore

Beograd, 5 shtator - Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së për vulat, Serbia ka paralajmëruar se nuk do të pranojë të punësuar kosovarë në dy pikat kufitare doganore në Kosovë.

Kryetari i delegacionit serb për bisedimet, Borislav Stefanoviq tha se "punësimi i nëpunësve kosovarë në pikat doganore të Jarinjës dhe Bërnjakut është i papranueshëm për Serbinë", citon agjencia serbe Beta.

Marrëveshja e vulave parashikon një vulë më neutrale të pranueshme për të dyja palët me mbishkrimin "dogana e Kosovës".

Sipas marrëveshjes së re pritet heqja e embargos për qarkullimin e mallrave nga të dyja palët brenda pak ditësh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)