Serbia ngadalë po e humb tregun e Kosovës
Prishtinë, 19 janar - Kosova çdo ditë e më shumë po importon mall nga Shqipëria, Kina dhe Turqia, por papunësia mbetet ende shumë e lartë, thuhet në analizën më të re ekonomike të Komisionit Evropian.
Importi në Kosove gjatë 11 muajve të vitit të kaluar është rritur për 15 përqind.
Por rritja më e madhe është bërë për produktet shqiptare për 36 përqind, nga Turqia, Kosova ka importuar gjatë vitit të kaluar 23%, Kina 29% dhe Serbia 5%, transmeton euroaktiv.rs
Norma e inflacionit gjatë 2011-ës ka qenë 4.2 përqind dhe është investuar 127 milion euro nga kompanitë e huaja