Serbia është shteti me inflacionin më të lartë në Evropë
Beograd, 27 dhjetor - Serbia është shteti me inflacionin më të lartë në Evropë, deklaroi dje kryetari i Këshillit Drejtues të Bankës Kombëtare të Serbisë, Nebojsha Saviç.
\'\'Serbia do ta përfundojë këtë vit me një inflacion prej 13 për qind, ndërsa tendencat për rritje me siguri do të vazhdojnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm\'\', theksoi Saviç.
Në lidhje me kursin e këmbimit midis dinarit dhe euros, Saviç deklaroi se në terma afatshkurtër ai do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa në terma afatmesme dhe afatgjata do të varet nga inflacioni dhe eksporti.
Dhoma serbe e Tregtisë njoftoi ulje të investimeve të drejtpërdrejta të huaja.
\'\'Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2012 investimet e drejtpërdrejta të huaja kanë shënuar ulje neto prej 21,1 milionë euro, para së gjithash për shkak të recesionit në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe treguesve të pafavorshëm makroekonomikë në Serbi\'\', njoftoi kjo dhomë.