23 Dhjetor 2024

Serbia ende nuk lejon eksportin e mallrave të Kosovës

Prishtinë, 19 shtator - Kamionët me mallra nga Kosova as dje nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Serbisë pavaresisht marrveshjes se arritur ne Bruksel nga Kosova dhe Serbia.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës ka thënë se autoritetet serbe doganore u kanë thënë eksportuesve kosovarë që kanë tentuar të hyjnë në Serbi se ende nuk kanë marrë ndonjë urdhër për lejimin e hyrjes së mallrave nga Kosova.

Stavileci ka bërë të ditur se deri më tash asnjë lloj i mallrave nuk është lejuar të hyjë në territorin serb.

“Nga informatat të cilat i posedojmë për momentin është që autoritetet serbe i kanë kthyer disa dërgesa me arsyetimin që dokumentacioni i tyre nuk është i pranueshme për ta. Sido që të jetë kjo çështje duhet të shihet edhe të hënën”, ka deklaruar Stavileci.

Dogana sipas tij do ta bëjë një analizë më të thellë të kësaj çështje dhe do të vërehet se ku janë pengesat

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)