23 Dhjetor 2024

Serbia edhe sot nuk lejon asnjë mall kosovar në territorin e saj

Prishtinë, 21 shtator - Serbia edhe sot ka vazhduar të mos lejojë hyrjen e mallrave të Republikës së Kosovës në territorin e saj.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, ka thënë së dy ose tre kamionë me dokumentacion të strukturave paralele që kanë hyrë në shtetin serb, por, sipas saj, dokumentacioni i tillë është i papranueshëm dhe paraqet shkelje të dyfishtë. 

“Edhe shkelje të marrëveshjes së 2 shtatorit të arritur në Bruksel, por edhe shkelje të parimeve që Bashkimi Evropian i ka dhënë Serbisë për shuarjen e strukturave paralele. Megjithatë, në bazë të marrëveshjes së 2 shtatorit, asnjë nga kamion nga Republika e Kosovës nuk ka hyrë në Republikën e Serbisë”, thotë Kusari Lila për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, Prishtina zyrtare, në koordinim me akterët evropianë, është në pritje të ndërmarrjes së hapave të ardhshëm.

“Një gjë është e qartë, marrëveshja nuk mund të zbatohet njëanshëm”, thotë Kusari Lila, e cila sërish nuk përjashton kthimin në fuqi të masave të 20 korrikut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)