Serbi: Merr fund monopoli rus i naftës
Beograd, 29 dhjetor - Qeveria serbe i ka dhënë fund monopolit të kompanisë së kontrolluar nga Rusia mbi importimin e naftës dhe ka lejuar liri mbi çmimet e benzinës.
Ministri serb i Energjisë Petar Skundriq, tha se vendimi do të hyjë në fuqi nga viti 2011.
Kompania ruse Gazprom Neft ka blerë 51% të aksioneve në kompaninë serbe NIS në vitin 2008 për ti mbajtur deri më 2011.
Gazprom dëshiroi zgjatjen e monopolit edhe për të paktën një vit, por Serbia refuzoi, duke cituar obligimet e BE-së për reformat e tregut të lirë.