Serbët braktisin takimin E CEFTA-së në Tiranë për Kosovën
Tiranë,31 maj - Konferenca dyditore e organizuar në Tiranë nga Shqipëria, është braktisur nga pala serbe, për shkak të pranisë së përfaqësuesit të Kosovës në tryezë.
Diskutimet e përbashkëta mes vendeve të rajonit për marrëveshjet e lira tregtare CEFTA konsiderohen të rëndësishme për ekonomitë e këtyre vendeve, ku bën pjesë edhe Shqipëria, por mungesa e palës serbe nuk i ka frenuar shtetet të vijojnë normalisht diskutimet.
Megjithatë, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, pakti i ri u pranua nga të tetë vendet anëtare.
Zv.ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, kryesuesi i takimit, tha se, palët ranë dakord të importojnë dhe eksportojnë produktet bujqësore pa paguar asnjë tarifë doganore shtesë.
Konstatojmë se pas shumë bisedimesh dhe procedurash të gjata, tani ka hyrë në fuqi protokolli shtesë për të gjitha vendet që kanë nënshkruar CEFTA-n. Nuk do të ketë më tarifa doganore për produktet bujqësore\", ka theksuar Fasllia.
\"Nga ana tjetër, kjo marrëveshje ka rritur ndjeshëm edhe shkëmbimet tregtare mes vendeve anëtare, sidomos me Kosovën, ku eksportet bujqësore nga vendi ynë gjatë vitit 2011 zunë 7.4 për qind të totalit, është shprehur Fasllia.
Deri tani nëpër doganat e vendeve anëtare të marrëveshjes CEFTA paguheshin tarifa të ndryshme, të cilat kanë pasur si qëllim mbrojtjen e produkteve vendase.