Sektori privat bosht i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik

Prishtinë, 27 qershor - Nga sot deri më 30 nëntor, Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë do të organizoj Ditët e Biznesit të Vogël me aktivitete të shumta nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Është ky viti i dytë i një organizimi të tillë që ka për qëllim forcimin e dialogut publiko-privat.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari - Lila tha se sektori privat, në veçanti NVM-të konsiderohet si sektor kyç për zhvillimin ekonomik 98.4% e ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë janë mikro ndërmarrje që punësojnë 1 deri në 9 punëtorë dhe këto të dhëna na tregojnë se NVM-të janë bosht i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe krijimit të një ardhme prosperuese të qytetarëve në përgjithësi tha ajo.
Ministrja Kusari Lila tregoi për reformat e ndërmarra me qëllim të lehtësimit të ambientit për të bërë biznes si dhe për implementimin e strategjisë për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (2012-2016).
Në fund, ajo inkurajoj bizneset të marrin pjesë nëpër takimet e parapara me qëllim të adresimit të sfidave që dalin gjatë këtyre takimeve Ne vazhdimisht jemi duke i adresuar sfidat e identifikuara nga bizneset e vogla dhe rekomandimet nga takimet që do të zhvillohen gjatë ditëve të biznesit to vogël do të na ndihmojnë të vazhdojmë me reformat për të siguruar një ambient më të përshtatshëm të biznesit.
Zyra e BE-së në Kosovë për herë të dytë këtë vit është mbështetësi kryesor financiar i këtij projekti. Përfaqësuesi special i kësaj zyre Z. Samuel Zhbogar tha: Ne Zyra e BE-së në Kosovë, me krenari mbështesim ngjarjen siç janë Ditët e Biznesit të Vogël e cila ka vendosur tashmë veten si një nga katalizatorë kryesorë të dialogut publik-privat në Kosovë, në përpjekje të përmirësimit të gjendjes ekonomike të Kosovës- theksoi Z.Zhbogar.
Ndërsa për herë të parë këtë vit USAID përveç mbështetjes financiare, Ditëve të Biznesit të Vogël do ti ndihmoj edhe me projektet e ndërmarrësisë në kuadër të vet USAID. Çelësi i rritjes ekonomike të një vendi janë bizneset e vogla. USAID në vazhdimësi përkrah bizneset e vogla por unë mendoj se ka ende punë për tu bërë në këtë drejtim- tha Drejtoresha e Misionit USAID Znj. Maureen Shauket.
Kryeshefi i AMNVM z. Granit Berisha mbajti një prezantim ku tregoi qëllimin dhe aktivitetet që janë planifikuar të mbahen gjatë periudhës gati 5 mujore.
Iniciativa Ditët e Biznesit të Vogël është paraparë me qëllimin e 5-të të strategjisë së NVM-eve, të cilat aktivitete ndodhin edhe në 30 vende të Evropës dhe Mesdheut. Ditët e Biznesit të Vogël mundësojnë forcimin e procesit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.