Sarkozi-Merkel përpjekje për të shpëtuar euron
Paris, 7 maj - Presidenti francez, Nicolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkuan forcimin rregullave të mbikëqyrjes mbi buxhetet në zonën euro.
Sarkozi dhe Merkel e bënë kërkesën me anë të një letre drejtuar Brukselit zyrtar. Letra do të publikohet nesër në të përditshmen \"Le Monde\".
Dy udhëheqësit thanë se 16 vendet që përdorin valutën e përbashkët duhet t\'i vënë në jetë mekanizmat për t\'u ballafaquar me krizat si ajo e borxheve në Greqi.