29 Dhjetor 2024

Sardi do të inkurajoj bizneset nga Italia të investojnë në Kosovë

Prishtinë, 14 tetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Italisë.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Sardi rreth mundësive që ofron Kosova për investitorët nga Italia, zhvillimet pozitive të cilat janë shënuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në drejtim të përmirësimit të mjedisit afarist në vend, politikave fiskale të cilat janë lehtësuese për investitorët, si dhe me planet në të cilat po punohet në drejtim të rritjes së performancës ekonomike.

Nga ana tjetër, ambasadori Sardi shprehu mbështetjen e qeverisë italiane për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai tha se qeveria e vendit të tij do të vazhdojë të jetë e angazhuar në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës si dhe në inkurajimin e bizneseve nga Italia që të investojnë në vendin tonë.

Në takim, bashkëbiseduesit folën edhe rreth përgatitjeve që po bëhen për organizimin e Forumit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë që parashihet të mbahet në Romë, i cili do të ndikojë në avancimin e partneritetit ekonomik në mes të dy shteteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)