Sanksionet kundër Iranit shkak i falimentimit të kompanive italiane
Romë, 10 korrik - Drejtori i kompanisë Oil Italia në një letër dërguar presidentit italian, thekson se qeveria e Mario Montit duke sanksionuar naftën iraniane është bërë shkak i falimentimit të kompanive italiane.
IRNA bënë të ditur se Salvatore Roxheri një tregtar me përvojë në Itali dhe drejtori i kompanisë gjigande Oil Italia duke kundërshtuar politikat ekonomike të ndjekura nga Mario Monti ka thënë se si shenjë reagimi ndaj kësaj gjendjeje të qeverisë italiane heq dorë nga titulli Kavalier dhe vazhdoj të kërkoj vendosjen e drejtësisë ekonomike në vend.
Edhe gazeta italiane për ekonomi bëri të ditur se Roxheri duke iu drejtuar me një letër Xhorxhe Napolitanos, ka kundërshtuar politikat ekonomike të qeverisë dhe si reagim ka hequr dorë nga titulli Kavalier.