Sa-Punë organizon panairin e dytë për këtë vit
Prishtinë, 24 nëntor - Sa-Punë në kuadër të Ideas Partneriship po organizon panairin e dytë për këtë vit.
Panairi do të mbahet në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, nga sot deri me 28 nëntor e ditë hënë.
Në këtë panair ju mund ti bleni çantat me lavandë, çantat (tote bags) me mbi shkrime e foto të ndryshme, sapunët organik dhe buzhiteri të ndryshme.
Porduktet e Sa-Punë punohen nga gra në nëvoj kryesisht të komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas. Përmes angazhimit të grave në këtë projekt atyre u mundësohet që ti shkollojnë fëmijet e tyre pa kërkuar lëmoshë.