27 Dhjetor 2024

Rusisë i hapet rruga e hyrjes në Organizatën Botërore të Tregtisë

Moskë, 10 korrik - Gjykata Kushtetuese e Rusisë i hapi sot rrugën hyrjes së vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) duke hedhur poshtë kërkesën e depozituar të deputetëve rusë, që synonte bllokimin e këtij anëtarësimi, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

\"Protokolli i anëtarësimit në OBT u nënshkrua (...) në aplikim të një procedure, që nuk kundërshton principet konstitucionale të Shtetit\'\', u shpreh Gjykata në një vendim të cituar nga agjencia e lajmeve \"Interfax\".

Gjykata nënvizoi se protokolli nuk kufizon as të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe as sovranitetin e Federatës së Rusisë.

Rreth 131 deputetë të Partisë Komuniste dhe Partisë Rusia Drejtë, kundër këtij integrimi që kërcënon, sipas tyre, interesat e Rusisë, kishin depozituar një ankesë më 20 qershor në Gjykatën Kushtetuese me qëllim që ajo të verifikojë kushtetutshmërinë e protokollit.

\'\'Vendimi i Gjykatës hapi rrugën në DUMA për shqyrtimin e protokollit në kuadër të një ratifikimi\'\', deklaroi Nadejda Shkolkina, deputete e partisë mazhoritare Rusia e Bashkuar, cituar nga agjencia e lajmeve \"Ria Novosti\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)