20 Prill 2025

Rusia u bë zyrtarisht anëtarja e 156-të e OBT-së

Gjenevë, 22 gusht - Rusia u bë zyrtarisht sot anëtarja e 156-të e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) pas 18 vjet negociatash të vështira, bënë të ditur burime zyrtare ruse.

Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së, Pascal Lamy deklaroi se udhëtimi ishte i gjatë për Rusinë dhe se ky anëtarësim do të përforconte padyshim sistemin shumëpalësh të tregtisë.

\"Rusia do të aplikojë një taksë doganore prej 7,8 për qind në të gjitha produktet\", theksoi Lamy.

Rusia, që ishte fuqia e fundit e madhe që nuk ishte integruar në OBT kishte përfituar në dhjetor miratimin e vendeve anëtare në këtë organizatë ndërkombëtare për anëtarësimin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)