Rusia synon shkëmbimet tregtare të rublas me yuan
Moskë, 3 shtator - Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia shpreson të realizojë në të ardhmen shkëmbimet tregtare me Kinën dhe vendet e tjera nëpërmjet monedhës së saj, rubla.
Gjatë Forumit të Investimeve ndërkombëtare \"Thirrja e Rusisë\", Putini u shpreh se kompania Gazprom sapo përfundoi për herë të parë shkëmbimin eksperimental në rubla me Kinën.\"
\"Në të ardhmen, Rusia do të nxitë aktivisht përdorimin e monedhës vendëse në shkëmbimet në energjitikë dhe sektorë të tjerë.\"
Sipas kreut të shtetit rus, shkëmbimi me monedhën vendëse përbën jo vetëm një masë të rëndësishme për uljen e rreziqeve, por edhe një shanc të ri për pjesëmarrësit në aktivitete ekonomike.
Në Samitin CICA të majit të këtij viti, liderët e Kinës dhe Rusisë shprehën vullnetin për bashkëpunim të ngushtë në fushën financiare.
Kohët e fundit, bashkëpunimi financiar kino-rus ka shënuar rritje si dhe janë shtuar shkëmbimet me përdorimin e monedhave të të dy vendeve.