Rusia shqyrton ndalimin qarkullimit të dollarit amerikan
Moskë, 14 nëntor - Duma Shtetërore do të shqyrtojë projektligjin për ndalimin e qarkullimit të dollarit amerikan në Rusi.
Me këtë iniciativë doli deputeti i Partisë Liberale Demokratike të Rusisë, Mihaill Gjegtiarjov. Projektligji parashikon ndalimin e qarkullimit dhe ruajtjen e dollarit në Rusi.
Zotëruesit e depozitave në dollarë do të duhet ti shpenzojnë apo ti këmbejnë kursimet e tyre me një valutë tjetër, përndryshe vetë bankat do të merren me shitjen e tyre, dhe pastaj ato do t\'i kthejnë në rubla.
Mihaill Gjegtiarjov tërhoqi vëmendjen ndaj rritjes së borxhit të qeverisë amerikane. Sipas mendimit të tij, në qoftë se borxhi do të rritet me të njëjtat ritme si tani, atëherë në vitin 2017 sistemi i dollarit do të shembet.