Rusia shpreson që çmimi i naftës do të rikthehet në 85 dollarë për fuçi
Moskë, 1 dhjetor - Ministri rus i Energjetikës Alexander Novak u shpreh se ulja e çmimit ndërkombëtar të naftës është brenda parashikimeve, duke parashikuar se në një periudhë afatmesme çmimi i naftës do të rikthehet në nivelin 85-90 dollarë për fuçi.
Novak bëri të ditur në një intervistë se ulja e çmimit të naftës është shkaktuar për disa arsye, si oferta më e madhe se kërkesa, ngritja e vlerës së dollarit amerikan, ulja e parashikimit për zhvillimin ekonomik të rajonit të Azi-Paqësorit, ngadalësimi i rritjes ekonomike në Europë etj.
Sipas tij, në një periudhë afatmesme çmimi ndërkombëtar i naftës do të kthehet në një nivel të përshtatshëm për kompanitë dhe eksportuesit e naftës, duke arritur në 85-90 dollarë për çdo fuçi.
OPEK-u vendosi javën e kaluar të mos pakësojë vëllimin e prodhimit të naftës, duke bërë që çmimi i naftës të ulet ndjeshëm.
Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se tani tregjet ndërkombëtare të naftës dhe energjisë po kalojnë një periudhë të vështirë, por Rusia e ka aftësinë të përballojë çdo sfidë nga tregu ndërkombëtare i naftës.