Rusia reduktoi investimet e saj në letrat me vlerë të SHBA-së
Washington, 17 gusht - Rusia ka reduktuar për gjysmën e parë të këtij viti vëllimin e investimeve në letrat me vlerë të qeverisë amerikane me 26.4 miliardë dollarë, njoftoi të enjten Ministria amerikane e Financave.
Në janar kjo shifër ishte 164.4 miliardë dollarë, ndërsa në qershor - 138 miliardë dollarë.
Në listën e poseduesve kryesorë të letrave amerikane me vlerë Rusia renditet në vendin e 11-të. Kryesuese e kësaj liste gjatë viteve të fundit vazhdon të mbetet Kina.