25 Dhjetor 2024

Rusia pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë

Gjenevë, 16 dhjetor - Organizata Botërore e Tregtisë ka vendosur të pranojë sot Rusinë, si anëtaren më të re, pas 18 vjetësh negociatash.

Rusia pritet të pranojë një ftesë zyrtare që t`i bashkohet në Gjenevë një takimi ministror të organizatës.

Ky është shteti i fundit me ekonomi të madhe që i bashkohet kësaj organizate të rëndësishme.

Rusia kishte tentuar që t`i bashkohej organizatës që nga viti 1993, po pa sukses. Muajin e kaluar, përfundimisht Rusisë iu lirua rruga drejt organizatës, kur Gjeorgjia, që ishte shteti i fundit që e bllokonte anëtarësimin e saj në organizatë, hoqi dorë nga kundërshtimet.

Anëtarësimi i Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë nuk do të hyjë në fuqi derisa të ratifikohet nga Duma shtetërore, e kjo pritet të ndodhë nga mesi i vitit 2012.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)