Rusia për herë të parë sot do të marrë pjesë në Këshillin e OBT-së
Gjenevë, 3 tetor - Rusia për herë të parë do të marrë pjesë si një anëtare e plotë në Këshillin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë, i cili do të mbahet më 3 tetor në Gjenevë.
Delegacioni i vendit do të kryesohet nga lideri i departamentit të negociatave tregtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Maksim Medvedkov.
Pritet që delegacioni rus do të zhvillojë konsultimet e para për pretendimet, që ajo ka ndaj organizatës në lidhje me mosplotësimin e detyrimeve, të vendosura nga ish-anëtarët e OBT-së në marrëdhënie me Rusinë.
Do të diskutohen gjithashtu edhe pretendimet ndaj Rusisë të partnerëve të organizatës.