04 Janar 2025

Rusia ngre për here të dytë taksën e eksportit të naftës

Moskë, 16 dhjetor - Rusia rriti me 20 për qind të premten, taksën e eksportit të naftës. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave e Rusisë, që nga 1 maj i këtij viti, taksa e eksportit të naftës e Rusisë rritet nga 54.9 dollarë për 1 ton në 66 dollarë për 1 ton.

Kjo është herë e dytë që nga muaji prill që Rusia rrit në mënyrë drastike taksën e eksportit të naftës. Që nga dhjetori i vitit 2015, taksa e eksportit të naftës e Rusisë u ul çdo muaj, me synimin e rritjen e konkurrencës në eksportin e produkteve të naftës.

Së fundi, me uljen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi ranë dukshëm, duke ndikuar edhe në rënien e ekonomisë ruse.

Mbledhja e OPEC-ut, vendeve kryesore prodhuese të naftës, do të zhvillohet më 17 prill në Doha të Katarit. Rusia tha më herët se shpreson se palët e ndryshme do të arrijnë një marrëveshje për pakësimin e prodhimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)