Rusia merr masa emergjente kundër zhvlerësimit të rublës
Moskë, 18 dhjetor - Qeveria ruse nisi zbatimin e një sërë masash emergjente për të përballuar zhvlerësimin e shpejtë të rublës, dhe zbutur shqetësimet e brendshme dhe ndërkombëtare për situatën ekonomike të vendit.
Banka Qendrore e Rusisë deklaroi të mërkurën se për të stabilizuar kursin e këmbimit të rublës, Banka Qendrore do t\'u ofrojë institucioneve financiare ndihmën e duhur.
Në të njëjtën ditë, Ministria e Financave njoftoi se do t\'i shesë tregut 7 miliardë dollarë amerikanë nga rezerva valutore. Zv/ministri i Financave Hail Moiseyev Alekseyev pohoi se do të vazhdojë stabilizimi i kursit të këmbimit me anën e rezervës valutore.
Po të mërkurën, kryeministri Dmitri Medvedev u shpreh se Rusia ka rezerva të mjaftueshme me kapital dhe metoda të pasura të veprimit në tregje për të përballuar luhatjet e kursit të këmbimit dhe situatës së tensionuar ekonomike.