Rusia kërkon rrugët e mundëshme kundër uljes së çmimit të naftës
Moskë, 30 janar - Rusia njoftoi se është e gatshme për të zhvilluar bisedime me Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), edhe pse nuk është pjesë e kësaj organizate, për një ulje të mundshme të prodhimit në formë reagimi ndaj uljes së çmimit.
Moska po paguan një çmim mjaft të lartë ndaj kolapsit të krijuar në tregun e naftës duke ngjallur frikë në mesin e investitorëve.
Një fuçi naftë e papërpunuar Brent, standarti evropian, u shit për më shumë se 35 dollarë për herë të parë prej tre javësh.
Aktualisht, vendet e OPEC-ut dëshirojnë të organizojnë një takim në muajin shkurt me pjesëmarrjen e vendeve anëtare të OPEC-ut dhe vendeve jo anëtare, deklaroi ministri rus i Energjisë, Aleksande Novak, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.