24 Dhjetor 2024

Rusia ka 18 vjet që negocion për të hyrë në OBT

Moskë, 28 tetor - Gjeorgjia pranoi një propozim të Zvicrës për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje tregëtare me Rusinë, që mund t’i hapë rrugën Moskës për t’u anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregëtisë.

Qeveria gjeorgjiane tha të enjten se propozimi jep garanci për mbikëqyrje ndërkombëtare të të gjitha ngarkesave dhe mallrave që kalojnë mes Rusisë dhe rajoneve separatiste të Abkazisë dhe Osetisë Jugore.

Pas bisedimeve në Gjenevë, Gjeorgjia tha se nuk do të bllokojë hyrjen e Rusisë në OBT, në se Moska e miraton propozimin zviceran. Por Rusia tha se do t’i duhen disa ditë për të studiuar propozimin.

Rusia ka 18 vjet që negocion për të hyrë në Organizatën Botërore të Tregëtisë. Gjeorgjia është i vetmi shtet që përbën pengesë për këtë anëtarësim. Sipas rregullave të organizatës, secili prej 153 vendeve anëtare mund të bllokojë anëtarësimin e një vendi përmes vetos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)