Rusia eksporton armë me vlerë prej 6.5 miliardë dollarë
Moskë, 31 maj - Rusia brenda 5 muajve të këtij viti ka eksportuar jashtë shtetit armatime me një shumë të përgjithshme prej 6.5 miliardë dollarë, njoftoi Kreu i korporatës shtetërore "Rosteh", Sergei Çemezov në Aman.
"Deri më sot ne kemi furnizuar jashtë shtetit armë me vlerë prej 6.5 miliardë dollarë, kështu që ne jemi duke avancuar mirë me planin për 13 miliardë dollarë për gjithë vitin", - deklaroi Sergei Çemezov.