Rusia do të vazhdojë politikën e zëvendësimit të importit
Moskë, 26 prill - Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev tha të hënën se qeveria ruse do të vazhdojë mbështetjen e politikës së zëvendësimit të prodhimeve të importuara në fushën e ushtrisë, industrisë, naftës, gazit, dhe fusha të tjera strategjike.
Po atë ditë, Medvedev tha se këtë vit qeveria ruse do të mbështesë këtë politikë si vitin e kaluar, duke ruajtur nivelin e 1.1 miliard dollarëve.
Ministri rus i Tregtisë dhe i Industrisë Denis Manturov tha në konferencë se qeveria ruse do të mbështesë importet nëpërmjet borxhit dhe fondit të zhvillimit të industrisë.
Manturov shtoi se Ministria e tij dhe ajo e Energjisë kanë ngritur një grup pune për koordinimin e zëvendësimit të importit të pajisjeve të naftës dhe gazit.
Në të njëjtën ditë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se vendit nuk i duhet realizimi i zëvendësimit të importit në çdo fushë.