Rusia do të eksportojë armë me vlerë 14 miliardë dollarë
Moskë, 19 maj - Rusia do të eksportojë këtë vit armatime me një vlerë të përgjithshme prej 14 miliard dollarësh, deklaroi Alexander Fomin, drejtor i Bashkëpunimit të Teknologjisë Ushtarake të Rusisë.
Sipas tij, për shkak të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit, Rusia nuk do të eksportojë në këtë vend armë sulmuese, si tanke, avionë, anije ushtarake etj.
Rusia dëshiron të eksportojë sistemin e mbrojtjes ajrore \"Armor\" në Brazil, por deri tani të dyja palët nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë, tha Fomin.
Në vitin 2015, eksportet ruse të armëve arritën vlerën 14.5 miliardë dollarë, ndërsa në 2-3 vitet e ardhshëm parashikohet që të arrijnë në 15 miliardë dollarë. Vitet e fundit, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe konkurrenca e ashpër në tregjet botërore të armëve kanë shtuar vështirësitë në biznesin rus të armëve.