Rusia dhe Kina rritin shkëmbimin tregtar
Moskë, 24 nëntor - Kryeministri rus Vladimir Putin tha se Rusia dhe Kina kanë rënë dakord ta rritin vëllimin tregtar në valutat lokale.
Pas bisedimeve të sotme në Moskë me kryeministrin kinez Ven Xhiabao, Putin tha se Rusia do të fillojë të lejojë tregtimin e juanit kinez në bursën e Moskës në dhjetor.
Deri tani, dy vendet e bënin pagesën me dollarë amerikanë.