Rusia bën përpjekje për ruajtjen e vlerës së rublës
Moskë, 24 dhjetor - Në kuadër të përpjekjeve për ta mbështetur monedhën ruse, qeveria e këtij vendi, i ka udhëzuar pesë kompanitë më të mëdha eksportuese të cilat kontrollohen nga shteti, që t\'i kufizojnë asetet e tyre valutore.
Komapanitë e energjisë Gazprom, Rosneft dhe Zarubenzhneft si dhe bizneset e dijamantit Alrosa dhe Kristall, janë udhëzuar më 23 dhjetor, për reduktim të rezervave monetare dhe të mos i rrisin këto rezerva deri në muajin mars.
Rënia e çmimit të naftës dhe sanksionet e perëndimit karshi Rusisë, ka bërë që të ketë rënie drastike të rublës ruse.
Gjatë ditës së mërkurë, 55 rubla janë këmbyer për një dollar amerikan.