06 Janar 2025

Rusët tërhiqen nga privatizimi i gazit grek

Athinë, 15 qershor -  Privatizimi i kompanisë greke të gazit, Depa që mbahej i sigurtë, tani për tani ka dështuar. Për grekët ky është një hap prapa, sepse vendi këcënohet nga një boshllëk financiar prej një miliard euro.

Por prej të hënës u bë e qartë që rusët nuk do ta blejnë kompaninë e gazit. Pikërisht të hënën afati që kishte vendosur qeveria greke për privatizimin e koncernit energjetik Depa skadoi pa një ofertë të koncernit rus Gazprom, duke ofruar justifikimin nga Moska se zyrtarisht „mungonte garancia shtetërore“.

 "Qeverisë i mbaron gazi“, nën këtë titull, gazeta e majtë liberale, „Zeitung der Redakteure“ ironizon dështimin aq shumë të përfolur si një privatizim i sigurtë me karakter simbolik. Edhe gazeta konservatore - liberale „Kathemerini“, e cila njihet që mban anën e kryeministrit Samaras aktualisht, shkruan për një zemërim kombëtar.

“Lidhjet e ngushta të Gazpromit në Kremlin janë udhëhequr nga një sërë strategjish të gabuara", shkruan komentatorja e „Kathemerini“.

Gazpromi nuk është i interesuar ti kuptojë ligjet e tregut ashtu sikurse rregullat e konkurencës të vendosura nga Komisioni i BE për atë janë të huaja, shton komentatorja. I gjithë shtypi bën fajtor rusët për dështimin e privatizimit të cilët thonë se ata kanë kërkuar shumë.

Shitja e kompanisë  Depa do të sillte në arkën e shtetit një miliard euro, sepse 65 % të saj i takonin shtetit grek, por dështimi i kësaj shitjeje nxorri në pah edhe pyetjen se nga do të sigurohen tani paratë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)