20 Prill 2025

Rumania tërheq investitor nga Kina

Bukuresht, 8 nëntor - Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore gjenden përballë krizës së borxheve dhe rrezikojnë që të kalojnë në recesionin e dytë.

Për të rimëkëmbur ekonominë, shtetet kanë marrë disa masa, përfshirë edhe thithjen e investimeve të huaja, posaçërisht nga Kina.

Ministria e Ekonomisë e Rumanisë deklaroi se ka ftuar shumë kompani kineze që të investojnë në infrastrukturë, termocentrale dhe hidrocentrale.

Zv/ministri i ekonomisë Rodin Traicu, që sapo përfundoi vizitën në Kinë, u shpreh se për ndërtimin e veprave energjitike janë ftuar disa kompani kineze dhe niveli i investimeve parashikohet të arrijë në tre miliardë dollarë.

Krahas kësaj, edhe një kompani kineze ka shprehur interesin të investojë në një central bërthamor.

\"Investimet nga Kina janë si oksigjen i freskët dhe Rumania mirëpret invetimet kineze në çdo mënyrë, veçanërisht në fushën e infrastrukturës\", tha ministri Traicu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)