10 Janar 2025

Rubla ruse serish arriti nivelin më të ulët ndaj dollarit

Moskë, 7 shtator - Dollari amerikan ka shënuar rritje ndaj rublës ruse duke u shitur për 40 rubla për një dollar, për të parën herë.

Rënia e rublës është shënuar gjatë tre muajve të fundit për shkak të ashpërsimit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kundër Rusisë, lidhur me rolin e saj në konfliktin në Ukrainë.

Në fillim të qershorit dollari vlente 34 rubla, ndërsa gjatë ditës së djeshme kjo vlerë ishte më se 40 rubla.

Raporti i rublës me dollarin amerikan është shikuar për së afërti prej vitit 1991, kur u shkatërrua ish-Bashkimi Sovjetik, dhe nga shumë rusë është parë si shenjë e forcës ose dobësisë së ekonomisë së këtij veendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)