06 Janar 2025

Rubla ruse, në pikën më të ulët prej dhjetorit të vitit 2014

Moskë, 18 janar - Monedha e Rusisë, rubla, e goditur nga rënia e çmimit të naftës në tregun global, ka arritur në nivelin më të ulët të vlerës së saj në më tepër se një vit.

Sot rubla ka shënuar rënie kundër dollarit amerikan në vlerë prej 1.7%, dhe aktualisht një dollar shitet për 78.9 rubla, që është vlera më e ulët prej dhjetorit të vitit 2014.

Çmimi i naftës, në të cilat mbështetet ekonomia ruse, ka rënë nën 28 dollarë për fuçi, pasi janë tërhequr sanksionet kundër Iranit, që ishin të ndërlidhura me programin atomik iranian.

Rubla ruse është edhe nën presion të sanksioneve ekonomike të perëndimit kundër Rusisë, për shkak të involvimit në krizën në pjesën lindore të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)