06 Janar 2025

Rubla ruse në nivelin më të ulët përballë dollarit

Moskë, 29 dhjetor - Njësia monetare ruse ka rënë në nivelin më të ulët prej më shumë se një viti përballë dollarit amerikan, nën goditjen e një rënieje tjetër të çmimeve të naftës, që ka zbehur perspektivat për një rimëkëmbje të ekonomisë ruse.

Dollari ka kaluar pragun e 72 rublave për herë të parë që prej muajit dhjetor 2014 dhe ka arritur në 72,46 rubla.

Euro ka arritur në 79,55 rubla, niveli më i lartë që prej gushtit të kaluar.

Ekonomia ruse ka kaluar këtë vit një recesion të thellë për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe sanksioneve lidhur me krizën ukrainase.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)